E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Mauricio Pochettino dhe Chelsea mbyllin bashkëpunimin

Mauricio Pochettino dhe Chelsea do të mbyllin bashkëpunimin mes tyre me dakordësim të dyanshëm, por megjithatë ky quhet një shkarkim nga ana e klubit blu.

“Blutë e Londrës” kanë kaluar shumë vështirësi me trajnerin argjentinas, i cili i drejtoi gjatë sezonit të fundit. Edhe pse Chelsea siguroi kualifikimin në Conference League, kjo nuk ka mjaftuar për të mbajtur në pankinë Pochettinon.

Pas 1 viti, 52-vjeçari dhe Chelsea i japin fund ‘martesës’, me drejtuesit e klubit anglez që nuk e kanë më të preferuar argjentinasin.

Kujtojmë që Mauricio Pochettino nuk kishte aspak marrëdhënie të mira edhe me Armando Brojën. Tekniku 52-vjeçar ishte ai që këmbënguli që Broja të huazohej të Fulham, duke mos i dhënë minutat e dëshiruara te Chelsea.

Nga këta të fundit tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i shkarkimit të trajnerit argjentinas.

Vazhdo të lexosh

Reklamë