Subscribe

Ashtu siç pritej, mocioni i mosbesimit kundër qeverisë në Maqedoninë e Veriut, dështoi. Pak para mesnatës së djeshme, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e deklaroi të mbyllur procesin pasi deputetët e opozitës nuk ishin në sallë.

 

Ata u larguan pasi nuk arritën të siguronin 61 votat e duhura për të rrëzuar qeverinë e Zoran Zaev. Partia më e madhe opozitare  VMRO-DPMNE pretendonte se kishte siguruar shumicën, por mungesa e deputetit Kastriot Rexhepit nga lëvizja “Besa” e beri të pamundur sigurimin e mazhorancës.

 

Opozita akuzoi kabinetin qeveritar për “rrëmbimin” e deputetit. Por vetë Kastriot Rexhepi përmes një videoje në rrjetet sociale bëri të ditur se ishte në një vend të sigurt dhe në anën e duhur, duke mbështetur shqiptarët dhe evropianizimin e vendit.

 

Partia e kryeministrit Zaev, Lidhja Social-Demokrate, në një deklaratë, i kërkoi liderit te VMRO-DPMNE, Hristijan mickoski t’i kërkojë falje publike qytetarëve për deklarata të pavërteta se kishte siguruar 61 vota dhe se pushteti kishte rrëmbyer deputetin e partisë “Besa”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *