Tri ditë negociata me Hamasin  për një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve izraelite dështuan që të arrinin marrëveshjen. Kështu kanë bërë me dije   disa zyrtarë  nga Egjipti.

Ky njoftim u bë më pak se një javë para nisjes së Muajit të Ramazanit, që ishte një afat jozyrtar për arritjen e një marrëveshjeje.

Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti për javë të tëra kanë tentuar të ndërmjetësojnë marrëveshjen sipas së cilës, Hamasi do të lironte deri në 40 pengje në këmbim të një armëpushimi gjashtëjavor si dhe do të liroheshin disa të burgosur palestinezë e do të rritej ndihma për civilët.

Por zyrtarët  egjiptianë theksuan   se Hamasi paraqiti një propozim që ndërmjetësit do ta diskutonin me Izraelin në ditët në vijim.

Militantët kanë refuzuar të lirojnë 100 pengjet dhe të dorëzojnë mbetjet mortore të afro 30 të tjerëve nëse Izraeli nuk i jep fund ofensivës, nuk tërhiqet nga Gaza dhe nuk liron një numër të madh të të burgosurve palestinezë, përfshirë edhe luftëtarë të lartë të Hamasit.

Pothuajse pesë muaj luftime e kanë shndërruar në gërmadhë Gazën dhe kanë krijuar një katastrofë humanitare. Palestinezët po përballen me krizën e urisë ndërsa SHBA, Britania dhe vende të tjera po hedhin ndihma nga ajri por që janë të papërfillshme. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *