Subscribe

Ky është Jorgo Janllari nga fshati Sovjan i bashkisë Maliq, i cili për më shumë se një vit ka punuar e jetuar në Izrael.

 

Ka vetëm pak ditë që është kthyer nga kryeqyteti i Izraelit për shkak  luftës. Ai tregon se fillimisht ka shkuar si turist, por me pas ka punuar për afro një vit atje.

 

“Në fillim shkova si turist më një shok, pastaj takuam disa shqiptarë që punon atje. Ata na thanë që e dini nëse rrini këtu dhe të punoni mund të merrni vizë. Dhe kështu ndodhi”.

 

Situata e rëndë e krijuar i ka detyruar të gjithë banorët e Tel Avivit të qëndrojnë të mbyllur për disa ditë, madje pa ushqime. Janllari tregon se në rrugët e kryeqytetit ka parë terroristë të Hamasit e trupa të pajetë .

 

“Kemi parë terroristë me armë në dorë që lëviznin nëpër rrugët e qytetit. kemi parë edhe shumë kufoma. Nuk ishte më e sigurt  të qëndroje”.

 

Në rrethana të tilla ka vendosur të rikthehet, edhe sepse ka pasur shumë telefonata nga familja e tij të cilët i kërkonin të rikthehet.

 

“Familja ishte në merak dhe u ktheva. Nuk e mendoj me të shkoj , është e pasigurt”.

 

Në Izrael vetëm nga juglindja e vendit janë rikthyer mbi 30 persona, kryesisht të rinj të cilët prej disa vitesh punonin aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *