Njësoj si herët e tjera, edhe seanca e sotme plenare u mbyll pas 8 minutash pas flakadanëve dhe tymueseve të hedhura në sallë nga demokratët.

Edhe pse seanca u shoqërua me tensione, mazhoranca miratoi rregulloren e re të Kuvendit me 74 vota pro, rregullore e cila përjashton me 60 ditë depuetët të cilët ndezin zjarr në Kuvend.

Lexo edhe :

Related Posts

Kreu i Grupit të PS-së, Bledi Çuçi në një deklaratë për mediet tha se situata e tensionuar në Kuvend po ndodh vetëm për të mbrojtur interesat e Berishës.

Çuçi: Nëse 23 deputetë të opozitës do të ndezin zjarr në Parlament, do të përjashtohen 60 ditë. Ne kemi pasur mbledhjen e Këshillit të Rregullores, ata nuk erdhën. Ato duan të djegin parlamentin për të mbrojtur zotin Berisha. Kjo nuk është çështje dëshire por çështje  e zbatimit të ligjit. Ne jemi në ushtrim të sovranitetit që na kanë deleguar shqiptarët. Bardhi sigurisht këtë sherr e ka për të krijuar në seancat plenare dhe është qesharake të mendosh se do të vijë të mendojë heqjen e imunitetit të Sali Berishës./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *