1 milion e 400 mije shqiptare i kane depozitat e tyre te siguruara.
Kjo perben 94 % te kursimeve bankare ne rang vendi.
Agjencia e sigurimit te depozitave duke raportuar ne kuvend lidhur me aktivitetin e saj ne 2018, tha se shifra totale e kursimeve te shqipatareve arriten vitin e kaluar ne 1.121 miliarde leke.
85 % e kesaj shume eshte e individeve ndersa pjesa tjeter, jane depozita te shoqerive tregtare.
Sipas ligjit, sigurohen ato kursime qe arrijne deri ne 2.5 mlion leke.
50 % e kursimeve jane ne monedhen vendase, 44 % ne euro ndersa pjesa tjeter ne dollare dhe paund.