Supersfida mes Denver dhe Miluoki në NBA shkoi për kampionët në fuqi të cilët fituan 113 me 107.

Përplasja e shumëpritur mes yjeve ballkanas Nikola Jokic dhe Janis Antetokounmpi i buzëqeshi basketbollit serb.

Ai e mbylli takimin me 25 pikë, 16 topa të kapur në tabelë dhe 12 asiste përkundër 29 pikëve dhe 12 topave të kapur në tabelë nga kampioni grek. Sfida ishte spektakolare dhe shumë e balancuar.

Diferencën e bëri perioda e tretë kur Denver fitoi 26 me 19 duke siguruar ekzaktësisht avantazhin e nevojshëm që do të ishte vendimtar për të fituar superduelin. Kampionët në fuqi të Denver janë të dytët në Konferencën e Perëndimit, ndërsa Milouki Baks është në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes, aty ku kryesues është Boston Selltik.

Ky ekip fitoi 118 me 112 kundër Në Orlins duke lënë pas krahëve humbjen e fundit ndaj Los Anxhelos Klipers. Fitore me përmbysje për Boston në 12 minutat e fundit të takimit.

Diferencën e bëri ylli i Selltik, Tatum i cili e mbylli sfidën me 28 pikë, 10 topa të kapur në tabelë dhe asiste.

Fitore e bukur ndonëse e vështirë edhe për Minesotën e cila fitoi mundi Oklahoma City Thander 107 me 101. Diferencën e bëri perioda e fundit fituar me diferencën +10, 34 me 24.

Karl Entoni Taus ishte i rëndësishëm për Minesoten falë 21 pikëve dhe 10 topave të kapur në tabelë, ndërsa në krahun tjetër Oklahomes nuk i mjaftuan 37 pikët e Aleksandër.

Në klasifikim Minestona mbetet e para në Konferencën e Perëndimit me 33 fitore dhe 14 humbje, ndërsa Oklama City Thander është në vendin e tretë me 32 fitore dhe 15 humbje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *