1500 kuksianë dhe në mënyrë të vecante mbështetes te PD janë nisur që në mengjes drejt Tiranës për tiu bashkuar thirrjes së Lulzim Bashës për ti dhënë goditjen e fundit qeverisë së kryeministrit Rama.

Përfaqësues te PD në qytetin verior bënë të ditur për Vizion Plus se është vënë re një pjesmarrje e madhe për këtë proteste.

Kreu i PD në Kukës, Arif Rexhmati shtoi se mbështetesit e PD janë nisur me autobuzë dhe me makina personale drejt Tiranës ndërsa numri io tyre shkon për të gjithë qarkun rreth 1500 vetë.

 

“Pjesmarrja eshte e jashtezakonshme. Sic shihet edhe nga pamjet jane qindra qytetare qe kane mbushur autobuzet. Shumica e protestuesve janë të rinj të cilët duan të largojnë Edi Ramën nga qeveria më mirë sesa të largohen vetë në emigracion. Rama ik”, u shpreh drejtuesi I PD ne Kukes, Arif Rexhmati.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *