Subscribe

Kryetari i “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi deklaroi se nëse objektivat e forcës që ai udhëheq nuk realizohen, është i gatshëm që të japë dorëheqjen.

Nga studioja e emisionit “Quo Vadis” në Vizion Plus, Patozi tha se shumë të tjerë, duke iu referuar PS, PD dhe LSI, nuk e pranojnë humbjen, duke bërë për rrjedhojë politikë të neveritshme dhe patetike.

“Unë jam gati që të mbaj përgjegjësitë e mia edhe pas zgjedhjeve. Në rast se objektivat e Bindjes Demokratike nuk realizohen, atëhere unë deklaroj që këtu, unë largohem. Në rast se gjeni një tjetër që e bënë këtë deklaratë nga ato partitë e vjetra që ju konsideroni, sepse për ata nuk ekziston marrja e përgjegjësive, nuk ekziston dorëheqja, nuk ekziston humbja si koncept. Pra askush prej tyre nuk e pranon humbjen a thua se do të fitojnë të tre njëkohësisht. Dua të them që kjo nuk është politikë realiste, kjo është patetike dhe e neveritshme. Dhe është një politikë që për fat të keq, është një déjà vu që përsëritet çdo dy vjet kur ka zgjedhje në Shqipëri.”

Patozi nënvizoi se synimi i BE është që të jetë një forcë përcaktuese qeverisëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *