Subscribe

Edhe juglindja e vendit u zgjua e mbuluar nga dëbora këtë të shtunë. Reshjet më të dendura të u regjistruan në njësitë administrative Dardhas, Velçan e Proptisht në Bashkinë e Pogradecit.

Dëborës ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve, kryesisht në fshatrat e thellë të këtyre njësive dhe në zonat e tjera malore të Qarkut të Korçës.

Lexo edhe :

Related Posts

Reshje ka patur edhe në Qafë Thanë e Qafë Plloçë dhe për pasojë, mjetet qarkulluan me vështirësi në orët e para, por pas ndërhyrjes së firmave kontraktore, situata u normalizua.

Policia Rrugore apeloi drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes me shpejtësinë në akset nacionale dhe të pajisin me goma dimërore.

OSSHE beri me dije se deri tani nuk ka patur probleme për furnizimin me energji elektrike.

Reshje dëbore kanë përfshirë edhe në Qarkun e Elbasanit, ku ne aksin Elbasan-Qafë Thanë trashësia shkon deri në 10 cm. megjithatë, qarkullimi i mjeteve nuk është ndërprerë e rruga po mirëmbahet nga firma kontraktuese. Prezencë dëbore ka patur edhe në rrugën Librazhd-Steblevë, por mjetet po qarkullojnë pa vështirësi dhe pa zinxhirë.

Për shkak të kushteve të këqija të motit, ka ndërprerje të energjisë elektrike në Cërrik dhe në disa njësi administrative të Bashkisë së Elbasanit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *