Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një konferencë për mediat e ka konsideruar arrestimin dhe deportimin e 6 shtetasve turq si një dështim të institucioneve të sigurisë. Thaçi ka thënë se nuk do te lejojnë që ky rast të shfrytëzohet politikisht por do të bëhet një hetim i hollësishëm dhe nëse ka pasur shkelje ligjore, te gjithë fajtorët do të vendosen përpara përgjegjësisë.

 

 “Jam i zhgënjyer, institucionet kane dështuar te mbrojnë te drejtat njerëzore te shtetasve te huaj. Kjo çfarë ka ndodhur është një rast i izoluar dhe nuk do te lejojmë askënd qe te akuzoje Kosovën për shkelje te konventave ndërkombëtare. Te vërtetojmë nëse ka pasur shkelje te proceduarve dhe ligjeve ne fuqi. Kosova do te mbroje me çdo kusht vlerat e saj kushtetuese. Askush nuk guxon te deporohet apo censurohet pse ka një besim ndryshe nga te tjerët”.

 

Presidenti Thaçi ka shtuar se sipas raportit të dorëzuar nga AKI, largimi i 6 shtetasve turq është bërë me akuzën se rrezikojnë sigurinë kombëtare. Thaçi ka pranuar se ka pasur lëshime edhe për rastin e arrestimit te Marko Gjuriç. Ai ka bere te ditur se Gjuriç kishte mbërritur ne Kosove një nate përpara arrestimit dhe se institucionet e sigurisë do te hetohen edhe për këtë fakt.

 

Më herët ka folur edhe kryeministri Haradinaj, pas përfundimit te mbledhjes se Këshillit te sigurisë. Ai gjithashtu ka thënë se do të kryhet një hetim i hollësishëm dhe personat përgjegjës do të japin llogari.

 

“Kemi vendosur te kërkojmë hetim tek te gjithë mekanizmat e përfshirë. Kam kërkuar ne Kosovë një raportim me shkrim te deportimit te fshehte dhe te shpejte te shtetasve turq. Janë shkelur te drejtat e njeriut. Mund te konstatojmë se gjendja e sigurisë ne Kosovë është e qëndrueshme.  Aspekti i te drejtave te njeriut i ka prekur te gjithë. Kam kërkuar qe te mos ndodhe me”.

 

Kryeministri menjëherë pas ngjarjes ka shkarkuar nga detyra ministrin e brendshëm, Flamur Sefaj dhe drejtorin e agjencisë se inteligjencës Driton Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *