E hënë, 9 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Video · Kronikë

Debati për “seksin në internet”; kodi nuk e përcakton

Ndonëse në kodin penal nuk ka një përcaktim të qartë për prostitucionin online, deri më tani, policia numëron tre operacione, ku në total janë prangosur 16 vajza.

 

Në të gjitha rastet, akuzat janë ato të shfrytëzimit të prostitucionit, mbajtjes së ambienteve për këtë lloj veprimtarie dhe prostitucion, përkatësisht nenet 113, 114 dhe 115 të kodit penal. Në këtë pikë, juristët shprehen se duke mos pasur një kuadër ligjor të përcaktuar për krimet online, atëherë akuza nuk mund të ngrihet në gjykatë.

 

Reklamë

Por ndryshe mendon kreu për sektorin e trafiqeve në policinë e Tiranës, Skerdi Kasimati. Sipas tij, veprat penale për prostitucionin, ndonëse nuk janë të rregulluara qartë në kodin penal, kanë vend për interpretime.

 

Ai tha për Vizion Plus se akuzat janë ngritur dhe pas konsultimeve me Prokurorinë, por duke parë dhe praktikën e vendeve të Bashkimit Europian. Në më të shumtën e rasteve të referuara në gjykatë, vajzat janë lënë të lira ose jane dënuar me detyrim paraqitje ,si në operacionin e ngjashëm në qershor ku 9 vajza, të cilat ushtronin të njëjtin aktivitet u liruan nga Gjykata, pasi nuk plotësohej akuza e prostitucionit, ku nevojitet takimi me klientët.

 

 

Më shumë video

Reklamë