Subscribe

Seanca e parë e Parlamentit të ri në Kosovë u shoqërua me debate të ashpra mbi krizën shëndetësore, si dhe nevojën urgjente për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

 

Kryeministri Albin Kurti e renditi këtë të fundit si një prioritet që kushtëzon edhe planin qeverisës.

 

Por, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj shpërtheu në akuza mbi atë që ai e quan qeveri të inkriminuar.

 

Legjislatura e tetë e kuvendit, në seancën e kësaj të premteje miratoi përbërjen e komisioneve parlamentare, ku Lëvizja Vetëvendosje do të udhëheqë shtatë prej tyre, nga 14 në total. Ndërkohë zëvendëskryeministrja  Emilija Rexhepi, ka konfirmuar se janë siguruar votat dhe kuorumi i nevojshëm për zgjedhjen e presidentit. Tashmë pritet që kryesia e kuvendit të përcaktojë se kur do të mbahet seanca për votimin.

 

Lëvizja Vetëvendosje për postin e presidentit ka propozuar Vjosa Osmanin,  e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit siguroi më shumë se 300 mijë vota.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *