Mes debatesh te ashrpra është zhvilluar këtë të premte seanca e kuvendit në maqedoninë e veriut në lidhje me miratimin e projekt-ligjit për Prokurorisë publike.

 

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski kërkoi të vendoste në sallë një incizim qw sipas tij dëshmon se ish kryeministri zoran zaev është i përfshirë në rastin korruptiv “Reket”.

 

Por kërkesa u refuzua nga kreu i Kuvendit Talat Xhaferi.

 

ANTONIO MILLOSHOSKI

DEPUTET I VMRO-DPMNE

 

Do të vazhdoj të shpjegoj se pse ministrja nuk dëshiron që të elaboroj këtë ligj dhe pse shpejtojnë ta miratojnë sa më shpejtë këtë ligj. Kjo është për arsye se dëshirojnë të shpëtojnë personin Z.Z. i cili është i përzier në rastin Reket.

 

Ndërsa ministrja e drejtesise Renata Deskoska, theksoi se VMRO-DPMNE-ja është e frikësuar nga zgjedhjet e 12 prillit dhe kërkon alibi se si ti shmange ato.

 

RENATA DESKOSKA

MINISTRE E DREJTËSISE

 

Këtyre ditëve po shohim frikë tek ju dhe dëshirë për të penguar miratimin e Ligjeve.

 

Më herët gjatë të premtes Kryeministri teknik Oliver Spasovski ka deklaruar se nuk mund të ketë shpërbërje të kuvendit pa miratimin paraprak të ligjeve.

 

OLIVER SPASOVSKI

KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

 

Prioritet është që të miratohen ligjet, dhe jo të shkohet në zgjedhje dhe kjo duhet të jetë primare për të gjitha partitë politike, nuk mund prioritet të jetë çfarëdo qoftë interesi politik. Kur ofrohen zgjedhjet, gjithmonë ka tensione. Tensionet në Kuvend janë vetëm për përfitime politike. Takim Liderësh do të shohim nëse do të ketë dhe kur do të ketë, ndërkohë që shpërbërje të Kuvendit nuk mund të ketë pa miratimin e Ligjeve.

 

Miratimi i dy ligjeve kërkon një shumicë prej dy të tretave. Ato shikohen si

elementw kryesorw te kerkuar nga bashkimi europian pwr luftwn kundwr krimit dhe korrupsionit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *