Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli kërkon që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

 

Duke folur për mediat gjermane, Sassoli deklaroi se hapja e negociatave për shtetet e Ballkanit Perëndimor do të siguronte paqe dhe prosperitet.

 

“Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha si në rajon dhe në Evropë si një e tërë, duke ndihmuar në sigurimin e një kontinenti të qëndrueshëm, me prosperitet dhe paqësor.”

 

Megjithatë, zyrtari i lartë nënvizoi se kjo do të varet edhe nga ecuria e reformave në vendet që aspirojnë të jenë pjesë e BE-së.

 

“Reformat duhet të përfundojnë në secilin prej këtyre vendeve”, tha Sassoli,

 

Sipas Sassolit, Bashkimi Evropian gjithashtu duhet të mbajë premtimet e tij dhe të njohë përparimin e bërë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *