Nostalgjikët e regjimit komunist, si çdo vit edhe këtë herë zhvilluan homazhe në varrezat e dëshmorëve.

 

Me foto te diktatorit Enver Hoxha dhe parrulla komuniste ata u perkulen para monumentit Nënë Shqipëri.  E njëjta pamje është shfaqur në të gjithë qytetet e Shqipërisë ku komunistët kanë vizituar varrezat e dëshmorëve për të nderuar datën e çlirimit të vendit.

 

Kjo ka sjellë shpesh reagime nga ana e ish të përndjekurve politike, madje Partia Demokratike ka edhe një nismë kundër përdorimit të simboleve te komunizmit.

 

Për këtë çështje si dhe për debatin mbi datën e çlirimit të Shqipërisë, i ftuar në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus është studiuesi i historisë Erald Kapri. Ne fjalen e tij studiuesi Kapri ka thene se drafti eshte gati.

 

“Drafti ka përfunduar, projektligji është gati ai do të kalojë mjaft grupeve të interesit për një depat më të gjërë dhe më pas, kur të shikohet dhe mënyra më e pështatshme atëherë do të paraqitet dhe në parlament për një diskutim më të gjërë.”

 

Me poshtë intervista e plote e Kaprit e dhënë për edicionin qendrot te lajmeve ne Vizion Plus;

 

Prania e enveristëve sot në varrezat e dëshmoreve na risjell në vëmendje nismën e PD-së, pjesë e të cilës jeni edhe ju, për ndalimin e simboleve të diktaturës.  Ne çfarë faze ndodhet hartimi i draftit ligjor?

Drafti ka përfunduar, projektligji është gati ai do të kalojë mjaft grupeve të interesit për një depat më të gjërë dhe më pas, kur të shikohet dhe mënyra më e pështatshme atëherë do të paraqitet dhe në parlament për një diskutim më të gjërë. Por si draft ai është gati dhe është bërë dhe me një ekspertizë të huaj dhe me ekspertë vendas sigurisht dhe në momentin e duhur pasi të hapet dhe një debat pasi ai do të parashtrohet edhe për grupet e interesit dhe për organizatat e shoqërisë civile etj, për të dhënë mendimin e tyre.

 

Ju mendoni se me këtë draft do të ndaloni shfaqje të tilla që ndodhin çdo vit?

Mund të jap shumë detaje nga drafti pasi kam qenë pjesë e grupit të punës për hartimin e tij, projektligji i jep një zgjidhje përfundimtare kësaj për shkak se simbolikën komuniste si të portretit të diktatorit apo të flamujve të Partisë Komuniste, do të ndalohen me ligj. Kjo do të thotë se nëse ato manifestohen publikisht atëherë kjo përbën një vepër penale, kjo është një praktike e njohur evropiane dhe në Itali, nëse ti kërkon që të manifestosh simbole të fashizmit madje edhe po të bësh një përshëndetje allaromana, dënohesh me burg.

 

 

A mos po rreket opozita  ta përdorë këtë çështje si një armë të saj në betejën politike me Partinë Socialiste? 

Prandaj debati politik është i nxehtë sepse ka ndjeshmëri shumë të larta që lidhet me politikën. Ju duhet të kuptoni, unë e mirëkuptoj kryetarin e bashkisë së Shkodrës për shkak të kësaj date, sepse mjafton që ti referohemi dhe kujtimeve të At Zef Pëllumbit se çfarë ka qenë 29 Nëntori në Shkodër. Ka qenë një ditë vërtet problematike dhe masakrash nga ana e komunistëve , sapo morën qytetin. Kjo është një çështje që kërkon një debat reflektues mbi historinë dhe nuk mund ta shohim më bardh e zi. Pra thjesht me e mbyll me nderime dhe pa reflektuar se çfarë ka ndodhur gjatë kohës së luftës në Shqipëri. Nuk mendoj se është mënyra e duhur për ta trajtuar.

 

Kjo mund të rrisë tension politik?

Nëse do të flasim për një mënyrë pajtimi, për një mënyrë që të gjithë të nderohen njësoj atëherë duhet të ketë një proces konsultimi dhe pranimi  të gjërë . Unë e kuptoj se çështja e datave është një lloj simbolike e cila çdo palë ka mendimin e vet, por data 29 është një datë e imponuar nga ish-diktatori, në dy vitet e para Enver Hoxha ka festuar 28 pastaj vendosi 29 por nuk ka rëndësi.

 

Ky ka qenë një debat i para më shumë se 50 viteve por ndërkohë kemi kaluar 3 dekada demokraci ku historianët kanë folur kanë holumtuar kanë nxjerrë në dritë dokumente, pse PD vazhdon të insistojë tek 28 nëntori, ndërkohë që kjo çështje më se shumti duhet t’iu takoje historianëve?

Nuk është çështje thjesht historianësh është dhe çështje e bdjeshmërishë të tjera atëherë nëse do ta shikojmë si proces politik, atëherë politika le të gjejë një mënyrë tjetër për të nderuar këtë ngjarje. Evropa ka nderuar dhe nderon akoma 8 Majin, si një datë simbolike ku nazistët firmosën armëpushimin pa kushte ndoshta 8 maji do të ishte një ditë e shkëlqyer edhe për Shqipërinë.

 

Ka patur propozime që 17 nëntori përshembull të jetë një datë unifikuese?

17 nëntori duhet të ketë diskutime të tjera, pasi më 17 nëntor janë bërë dhe krime të mëdha nga komunistët në Tiranë, pra duhet ti njohim të gjitha këto lloj ndjeshmërishë dhe nuk mund të flasim vetëm për një lloj tradite që e kemi pasur nga komunizmi që vetëm festohet dhe glorifikohej. Nëse ne kërkojmë që të reflektojmë mbi çfarë ka ndodhur dhe realisht të respektojmë të gjithë këtë shoqëri atëherë duhet të kemi një proces tjetër reflektimi.

 

Me këtë që po thoni ju i bie të mos kemi kurrë konsensus mes palëve, dhe gjysma e shqipërisë do të kemi datë festimi 28 dhe gjysma 29.

Të gjithë duhet të reflektojmë, sepse nuk mund të bëhen gjërat me gjysma, nuk mund të vijnë në Shqipëri eshtrat e Mit’hat Frashërit me një ceremoni vërtet për tu lavdëruar dhe madhështore dhe nga ana tjetër të mos heqim dorë nga një sërë simbolikash të tjera. Duhet të kemi një lloj konsensusi të pranueshëm nga të gjithë.

 

Atëherë a nuk mund tju lihet kjo çështje në dorë historianëve që ata të arrijnë në konsensus në një datë dhe kjo të unifikojë dhe qëndrimin e palëve?

Është më shumë çështje këndvështrimi sesa çështje historianësh, të thuash kur iku gjermani i fundit nuk është se përbën ndonjë çështje, Evropa feston 8 majin si një simbolikë, mund të festonte 30 Prillin meqë vdiq Hitleri atë ditë ose mund të gjente një datë tjetër, që të na bashkojë të gjithëve nëse ne vërtet do të nderojmë vlerat antifashiste në Shqipëri. Ndoshta 8 maji do të ishte diçka me vlerë meqë shumë shpejt jemi në proces të integrimit në BE që të respektojmë këtë datë, në qoftëse do ta shikojmë si një mundësi më të ftohtë dhe në qoftë se shikohet si mundësi përçarëse data 29.

 

Si e shikon opozita zgjidhjen e kësaj çështje?

Opozita dhe PD ka këndvështrimin e vet, respekton datën 28 për të rënënt e luftës së Dytë Botërore, ndërsa datën 29 e shikon si një simbolikë të imponuar nga ish-diktatura komuniste.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *