Akuzat e Bashës gjatë takimit me banorë në Manëz  ndaj Vangjush Dako kanë sjellë reagimin e menjehershëm të kryebashkiakut të Durrësit.

Nëëpërmjet një postimi në facebook, Dako I sulmuar fort nga opozita gjatë ditëve të fundit, vazhdon ta konsiderokë Bashën me ironi një peshk rezervati dhe një toç të Saliut. Kryebashkiaku I Durrësit paralajmeronë një tjeter padi në gjykatë për shpifje ndaj liderit të opozitës.

 

O Lulzim o toçi i Saliut! Po si mund të vish në Durrës si ata fuksat e viteve 80 me pantallona doku dhe gjuhën si peshk rezervati? Është e thjeshtë se ti je një peshk rezervati dhe më e shumta mund të të hajë Salianji se Saliu s’bëhet llaf..Po ato që përsërite prapë si skapamento e prishur ishalla s’do ti kesh harruar kur të vish në gjyqin e radhës. Kurse atë lejen për pistën në det mirë bëre që s’e përmende prapë, se do e kishe ngrënë dyfish padinë për atë! Ik fli gjumë tani tek vaska e peshkut ku të rriti Saliu me Kunatin, se Dakon këtu e ke, në Durrës me telefon në dorë ditë-natë o toç!

 

Basha pretendon se Dako duhet të ishte arrestuar pasi ai rezultojn I implikuar në përgjimet e fundit të prokurorisë duke folur me grupin Avdylaj për blerje votash në zonën e tij elektorale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *