Opozita ka kërkuar sërish këtë të hënë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama njësoj si Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut, por ai refuzoi të largohej.

 

Në këto kushte Partia Demokratike është vënë menjëherë në lëvizje.

 

Pasditen e kësaj të hëne Basha mblodhi aleatet per te diskutuar mbi vijimin e aksionit opozitar, ndërsa ish deputetja e PD-së Dhurata Çupi, nga edicioni qendror i lajmeve në Vizion Plus është shprehur se kryeministri Edi Rama duhet të dorëhiqet për ti dhënë mundësi vendit të ecë në rrugën e integrimit.

 

Zonja Çupi, megjithë përpjekjet tuaja si opozitë, Edi Rama vijon te jete kryeministër i vendit. Çfarë do të bëni më shumë për të arritur objektivin tuaj, rrëzimin e qeverisë?

Në fakt ne do ta fillojmë me atë se çfarë lajmi nuk ishte aspak pozitiv për të gjithë shqiptarët, përfshirë opozitën apo qeverinë, lajmin që BE i tha jo negociatave, i tha jo Edi Ramës. Ne duhet të jemi të drejtpërdrejtë me qytetarët, unë e  konsideroj gabim të kësaj qeverie e cila harxhon dhe konsumon orë pafund të propagandës duke pretenduar se nuk është faji i vendi tonë, nuk është faji i kryeministrit, nuk është faji i qeverisë që ai drejton, përse vendet e BE nuk hapën dyert e negociatave për Shqipërinë. Ajo çfarë çdo qytetar shqiptar sot, përveç kryeministrit nuk i ka shpëtuar  dhe nuk do ti shpëtojë  mendimit se pse faj pse nuk hapen negociatat me BE është i këtij kryeministri, kjo është ajo që e thotë opozita dhe të gjithë shqiptarët që vendit i duhet një normalitte, zgjedhje të parakohshme një qeveri e përgjegjshme për të filluar negociatat dhe për të na pranuar BE.

 

Në këto kushte ju keni kërkuar edhe largimin e kryeministrit, por çfarë do të bëni, pasi Rama ka thënë se do të vijojë me reformat.

Në fakt ai nëse ka pasur mundësi që të bëjë reformat ka pasur, 6 vite që jo vetëm që nuk ka bërë reforma por e ka shkatërruar dhe e ka çuar vendin në një gjëndje si asnjëherë në këto 30 vite dhe e fundit ishte mbyllja e negociatave me BE. Aferat e kësaj qeverie dhe këtij kryeministri janë të pafundme është krimi, korrupsioni, drogha janë keqqeverisja, një parlamanet monopartiak është një sistem drejtësie në duart e kryeministrit, atë që ai ka bërë në këto vite nuk ka qenë hapa para për realizimin e reformave në vend, por ai i ka bërë të keqen vendit, ka treguar se është një person i papërgjegjshem, një qeverisje joserioze me vendin, ka mbajtur peng vendin, duhet të largohet sa më parë, për vendin duhet të largohet për të mirën e Shqipërisë.

 

Ju kërkoni zgjedhje te parakohshme si ne maqedonine e veriut, por a jane ato te vlefshme ne keto kushte? Pa nje reforme zgjedhore?

Reforma elektorale ne kemi shprehur vullnetin tonë për të qenë pjesë e reformës zgjedhore me kushtet e OSBE-ODIHR mos të harrojmë se një nga kushtet është që mund të bëhen rregullime në kodin zgjedhor, dhe me rregullime të vogla zgjedhjet mund të bëhen dhe duke garantuar që zgjedhjet të mos blihen dhe të mos deformohen. Ne kemi shprehur gadishmërinë tonë, ka një platformë të gatshme që i është drejtuar komisionit të reformës zgjedhore nëse ka vullnet dhe nëse kryeministri është serioz, dhe po ashtu qeverisja për ti kthyer vendit normalitetit, aty është platforma dhe vullneti jonë.

 

Si do të veproni në kushtet kur Rama ka thënë se ata do ta votojnë dhe të vetëm dhe brenda vitit do ta mbyllin reformën.

Ne duhet ti japim vendit një qeverisje teknike, zgjedhje të parakohshme ti japim vendit një qeverisje të përgjegjshshme dhe serioze, që të ketë integritetin e duhur për të diskutuar me vendet e BE-së. Nuk duhet të harrojmë se pengesa kryesore është ky kryeministër dhe kjo qeverisje, mos të harrojmë që 9 kushtet e Gjermanisë nuk ishin lajm i papritur ato në mënyrë të vazhdueshme në mënyrë diplomatike i kanë deklaruar, por nënkushte të shkruara e zeza mbi të bardhë tregojnë se vendeve të BE-së nuk jua hedh dot me propagandë, me blerje apo me deformim lajmesh fake, ne duhet të jemi realist duhet të jemi përballë evropianëve me dinjitetin e duhur si një vend demokratik me pushtete të ndara. Kemi Gjermaninë me 9 kushte, kemi insistimin holandez për krimin e shtuar, kemi insistimin danez, kemi insistimin francez, pra nuk është vetëm një vend. Ne nuk duhet të harxhojmë asnjë minut me propaganda fake dhe false por duhet të merremi seriozisht me vendin dhe ti kthejmë normalitetit ashtu siç po bëjnë vendet fqinje, që i kanë kthyer seriozitetin vendit. Kishte zgjedhje ne Kosovë, ka zgjedhje zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut, mjafto të shikojmë vetëm shembullin e fqinjëve për të pranuar se vendimarrja për moshapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut ishte për shkak të Shqipërisë, pra ne i dime kushtet dhe vendet evropiane që vendi ynë nuk i ka arritur kushtet, ndërsa për fqinjët tanë nuk i kishim dëgjuar deri në ato momente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *