Ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri akuzoi qeverinë se ka mashtruar për spitalin COVID 4 që do të hapet për të përballuar fluksin e të infektuarve me koronavirus.

Në një dalje për mediat, Pampuri tha se kjo godinë nuk është ende gati, pavarësisht se kryeministri Edi Rama deklaroi diçka tjetër në fillim të qershorit.

“Fluksi ka ndodhur në përmasa të frikshme dhe jashtë kontrollit, por kjo godinë spitalore nuk është gati për të kryer funksionin e saj mbështetës, siç premtoi kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë. Asgjë nga ato që u shfaqën në ERTV në 2 qershor, nuk është në funksion. Gjithçka është një mashtrim.  Është e qartë që kryeministri në ikje ka gënjyer shqiptarët, i ka bërë të besojnë se kemi kapacitete të reja për të përballuar fluksin. Asgjë nuk ka ndodhur nga ato që premtoi Edi Rama. Struktura e re spitalore, COVID 4 është e kyçur dhe jashtë funksionit. Faturën e kësaj propagande do ta paguajnë mijëra pacientë që marrin shërbim tek spitali Shefqet Ndroqi, i cili është vendosur të rikthehet në spital COVID.”

Sipas Pampurit, qeveria shqiptare duhet të marrë masa të rrisë numrin e testimeve dhe kapacitetet laboratorike. Ajo shtoi se për shkak se këto masa munguan, Shqipëria po përjeton ditë të vështira prej virusit.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *