Subscribe

Shqipëria gëzon mbështetjen e veçantë të Francës. Kështu deklaroi ministri i brendshëm francez Gerard Collomb në emisionin “Kapital” në Vizion Plus. Ai nënvizoi rëndësinë ë reformave për integrimin në BE

 

“Siç e dini Presidenti Macron, në fjalimin e tij të mbajtur në Universitetin e Surbonës, kur foli me forcë për ndërtimin e Europës së nesërme, përmendi Ballkanin dhe në mënyrë të veçante Shqipërinë. Pra ne duhet të përparojmë së bashku, por duhet që Shqipëria të bëjë atë që bën sot dhe Franca. Pra reformim I vazhdueshëm I vetvetes për të përparuar. Ju e dini që vitet e fundit të Francë kemi pasur një lloj humbje shprese të njerëzve tek e ardhmja e Europës. Presidenti Macron ishte nga të vetmit kandidat për President që bënte fushatë për Europën, në një kohë që të tjerët ishin më së shumti kundër. Pra ne duam që të japim shpresë dhe mendoj që Shqipëria bën pjesë tek kjo shpresë. Nuk duhet që kjo ëndërr e shqiptarëve të bëhet një mirazh, pra që sa më shumë përparojmë aq më shumë kjo ëndërr largohet.”

 

Franca mbetet një nga vendet me kërkesat më të mëdha të shqiptarëve për të fituar azil.

 

“Kur shohim nivelin e kërkesave për azil në Francë, vëmë re se 20% e kërkesave janë nga shqiptarë, gjë e cila nuk korrespondon me madhësinë e vendit.  Po kjo dukuri ka qenë mjaft e përhapur. Në tre vitet e fundit rritja ka qenë pothuajse 100%. Siç e dini, vizat për Shqipërinë janë hequr që prej një farë kohe tashmë dhe mund të udhëtohet lirshëm drejt Francës. Kjo ka bërë që ka njerëz që vijnë dhe kërkojnë strehim dhe kjo ka përbërë një problem për ne.”

 

Collomb u ndal edhe tek lufta kundër trafikut të drogës, ndërsa vuri në dukje se dy vitet e fundit ne France janë rishfaqur rrjete te prostitucionit, ku vajza te reja trafikohen atje. Ai u shpreh se është ne interes te të dy vendeve qe këto grupe te shkatërrohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *