Besim Çollaku, shefi I kabinetit të presidentit të Kosovës hodhi poshtë qëndrimet e ditëve të fundit të kryeministrit Haradinaj se gjatë samitit të Berlinit, Rama dhe Thaci I kishin bërë presion për pezullimin e takses ndaj mallrave serbe.

Çollaku tha në studion e “Real Story” përballë gazetarit Sokol Balla se Haradinaj e ka ekzagjeruar dhe se ai duhet të pranojë që presionin e ka pasur nga Merkel dhe Macron.

 

Kam qene i pranishem ne takim dhe ajo cfare deklaron Kryeministri Haradinaj, eshte pak e ekzagjeruar. Ai duhet te jete i sinqerte, qe presionin e ka pasur nga Merkel dhe Macron. 

 

Shefi I kabinetit të Thacit tha në Vizion Plus se  cështja e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është diskutuar asnjëherë në tryezë zyrtare mes paleve;

 

Asnjehere ceshtja e korigjimit te kufijeve nuk eshte diskutuar ne tryezen zyrtare. Per here te pare ajo eshte artikuluar kur ne Prishtine ishin lideret e Lugines se Presheves. Patjeter qe ka mundesi te tjera per nje marreveshje qe nuk prek ndryshimin e kufirit dhe padyshim qe ato opsione jane me te lehta. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *