Kontrollet me radar në aksin Sauk-Teg në mënyrë të vecante por edhe në disa rrugë të tjera të Tiranës kanë evidentuar sërish shkelje të shumta dhe sidomos cmenduri kur vjen puna me shpejtësinë e makinave.

 

Konkretisht radari ka regjistruar 157 km/h deri në 190 km/h në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar ështeë 90 km/h., shpejtësi vrastari edhe për vetë drejtuesin e mjetit dhe personat të cilët udhëtojnë me të.

 

Prej orës 20:00 të së premtes e deri mëngjesin e të shtunës janë pezulluar13 leje drejtimi, për shpejtësi që varionin nga 157 km/h deri në 190 km/h dhe 9 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.34 mg/l deri në 1.18 mg/l.

Dy drejtues mjetesh janë vënë në pranga deri në këto momente për drejtim mjeti në gjendje të dehur që varionin nga 0.96 mg/l deri në 1.18 mg/l.

Gjithashtu janë vendosur 2 gjoba maksimale, me nga 30 mijë lekë të reja secila për abuzim me shpejtësinë për drejtues mjetesh rezident në nje nga vendet e BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *