Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 September 2026
Vizion fokus

Spektakël në Champions League! Fitore për Liverpoolin, PSG-në, Sportingun...

Protestuesit sulmojnë makinën e qytetarit, Rama u kthehet Demokratëve...

Poloni/ Treni përplaset me betonieren, 1 i vdekur dhe...

Yamal shkëlqen në Camp Nou, shiritin e kapitenit e...

Avioni i Zelenskyt u rrezikua nga droni, kryeministri norvegjez...

Kontrabandë në Kakavijë/ 685 kg mish dhe 83 kg...

Spektakël në Camp Nou, Barcelona nis Championsin me “manita”

“Siguria rrugore, prioritet i përditshëm”, Lamallari: Masa ndaj shoferëve...

Vodhi makinën e ndaluar në rrugë, arrestohet 48-vjeçari në...

Nojer gati të vendosë një rekord në Champions League

Cisterna e naftës shkakton mosmarrëveshje mes Iranit dhe SHBA-së

9 Mars 11:26

Kur Irani e kapi vitin e kaluar një cisternë nafte, e regjistruar në Ishullit Marshall, Teherani tha se ajo e kishte goditur dhe dëmtuar një anije iraniane në Gjirin e Omanit.

Tani, një vit më vonë, Teherani thotë se do ta konfiskojë cisternën e naftës së Advantage Sweet – e cila ishte duke transportuar naftë nga Kuvajti drejt shtetit amerikan, Teksas – si shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve dëmtuese amerikane kundër Republikës Islamike.

Agjencia e lajmeve Mizan, e cila është e lidhur me gjyqësorin iranian, raportoi më 6 mars se një gjykatë në Teheran kishte marrë vendim për konfiskimin e naftës, e cila kap vlerën e rreth 50 milionë dollarëve.

Dega e 55-të e Gjykatës së Drejtësisë në Teheran tha se të hollat nga shitja e asaj nafte do të përdoren për dëmshpërblimin e pacientëve që vuajnë nga epidermoliza bulloza – një sëmundje e rrallë e lëkurës.

Gjykata tha se sanksionet amerikane ia kishin pamundësuar një kompanie suedeze shitjen e barnave që përdoren për shërimin e kësaj sëmundjeje në Iran, dhe si pasojë ato u kanë shkaktuar “pacientëve dëme të rënda emocionale dhe fizike”.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, e kritikoi vendimin e gjykatës dhe kërkoi “lirimin e menjëhershëm” të cisternës së naftës.

“Kërcënimet e vazhdueshme të anijeve nga Irani dhe ndërhyrja e tij në të drejtat dhe liritë e lundrimit në rrugët më jetike detare të rajonit, është kërcënim për sigurinë detare, stabilitetin rajonal dhe eknominë globale”, tha Miller më 6 mars.

Ushtria amerikane tha në janar se Irani “është duke i mbajtur peng pesë anije dhe mbi 90 anëtarë” nga anijet të cilat i uzurpoi më 2023.

Trupa e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (TGRII), dega elitare e Forcave të Armatosura të Iranit, është ajo që i kryen shumicën e operacioneve për kapjen e cisternave të naftës nga Irani.

Irani tha se cisternën e Advantage Sweet e kapi në prill 2023. Cisterna ishte marrë me qira nga gjiganti amerikan i naftës, Chevron, dhe po barte naftë për në portin amerikan të Hjustonit, sipas të dhënave për gjurmimin e dërgesës.

Kjo ndodhi vetëm një ditë pasi Shtetet e Bashkuara e konfiskuan Suez Rajanin, një cisternë nafte e cila po transportonte naftë të ndaluar iraniane drejt Kinës.

Pak muaj pasi e konfiskoi Suez Rajanin, dhe me gjithë kërcënimet nga Teherani, Uashingtoni filloi ta shkarkojë naftës nga cisterna në gusht 2023.

Sanksionet dhe pacientët “flutura”

Aktvendimi i gjykatës në Teheran e ka zhvendosur vëmendjen te ndikimi i sanksioneve amerikane në sektorin e shëndetësisë në Iran.

Më 2018, presidenti i atëhershëm Donald Trump e tërhoqi Uashingtonin në mënyrë të njëanshme nga një marrëveshje historike për armët bërthamore mes Iranit dhe fuqive botërore, dhe rivendosi sanksione kundër Teheranit.

Në vitet e fundit, iranianët janë përballur me rritje çmimesh dhe me mungesë të barnave jetike – përfshirë ato për mjekimin e kancerit dhe insulinë – për shkak të sanksioneve amerikane dhe të korrupsionit.

Ushqimi dhe barnat nuk përfshihen në sanksionet e vendosura nga SHBA-ja ndaj Iranit. Por, në praktikë, sanksionet ia kanë bërë të vështirë Iranit të blejë disa lloje barnash, sipas grupeve për të drejtat e njeriut.

Kjo përfshin edhe fashat e specializuara, të prodhuara nga firma suedeze Molnlycke, të cilat përdoren për trajtimin e pacientëve me epidermolizën bulloza, të cilët shpesh vuajnë nga fshikat dhe nga plagët, të ngjashme me djegiet e shkallës së tretë. Atyre u drejtohen nganjëherë si pacientët “flutura”, për shkak të brishtësisë së lëkurës së tyre.

Miller tha për gazetarë më 6 mars se sanksionet amerikane “nuk i kanë penguar kurrë blerjet humanitare”.

“Ne nuk e kemi parandaluar kurrë mbërritjen e barnave te qytetarët iranianë”, tha Miller.

EB Home, OJQ iraniane, e kishte bërë një ankesë të pasuksesshme kundër Molnlycke në Suedi më 2021.

Në ankesën e dështuar, kjo OJQ kishte pretenduar se Molnlycke e kishte njoftuar atë në mars 2019 se kishte “vendosur të mos bëjë më biznes që ndërlidhet me Iranin tani për tani”.

Në një raport më 2021, ekspertët e Kombeve të Bashkuara paralajmëruan për pasoja nëse ka “mbipërputhje” me sanksionet amerikane për “fëmijët flutura”, për të cilët tha se “nuk po mund ta gëzojnë më të drejtën për mjekim”.

Një vit më vonë, Qeveria suedeze i dha mbështetje financiare Fondin të Kombeve të Bashkuara për Fëmijë dhe dërgoi fasha të specializuara në Iran.

“Mungesa e barnave të caktuara dhe produkteve shëndetësore në Iran është shqetësim njerëzor, i prekur nga ndikimi i sanksioneve ndaj regjimit për transaksionet financiare”, tha ambasadori i atëhershëm suedez në Iran, Mattias Lentz.

“Shpresojmë se do të gjendet një zgjidhje dhe ne do ta vazhdojmë ta mbështesim një zgjidhje të tillë”./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
cisterna e naftes Iran Mosmarrëveshje SHBA

Nga e njëjta kategori

Spektakël në Champions League! Fitore për Liverpoolin, PSG-në, Sportingun dhe Arsenalin

më shumë...

Poloni/ Treni përplaset me betonieren, 1 i vdekur dhe 20 të plagosur

më shumë...

Yamal shkëlqen në Camp Nou, shiritin e kapitenit e “vulos” me perlë

më shumë...

Avioni i Zelenskyt u rrezikua nga droni, kryeministri norvegjez tregon çfarë ndodhi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:04

Spektakël në Champions League! Fitore për Liverpoolin,...

11:04

Protestuesit sulmojnë makinën e qytetarit, Rama u...

10:55

Poloni/ Treni përplaset me betonieren, 1 i...

10:41

Pse ndihemi keq sapo mbarojnë pushimet?

10:29

Lëngu i boronicës mund të ulë rrezikun...

9:45

Yamal shkëlqen në Camp Nou, shiritin e...

9:33

Avioni i Zelenskyt u rrezikua nga droni,...

9:12

Kontrabandë në Kakavijë/ 685 kg mish dhe...

9:10

Kujdes, pijet shumë të nxehta mund të...

9:01

Spektakël në Camp Nou, Barcelona nis Championsin...

8:57

Kriza në Kosovë, analistja: Refuzimi për zgjedhjen...

8:22

“Siguria rrugore, prioritet i përditshëm”, Lamallari: Masa...

8:19

Vodhi makinën e ndaluar në rrugë, arrestohet...

8:11

Nojer gati të vendosë një rekord në...

8:00

Dronët rusë godasin pikën kufitare mes Ukrainës...

7:39

Ish-deputeti i Vetëvendosjes kallëzon Albin Kurtin në...

7:22

Bylykbashi: Pesë vitet e 9 shtatorit

7:20

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

7:09

Patosi kundër bashkimit me Fierin, nis dëgjesa...

6:53

Begaj në Oslo për ceremoninë e lamtumirës...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin për ka...
  • Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para sta...
  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari i...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.