Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, përveç profesionit të saj, së fundmi ka ditur të vjedh zemrat e miliona shqiptarëve edhe për shkak të karakterit dhe zemërmirësisë që ka treguar në “Ferma VIP”.

Pasi rrëfeu betejën e nënës së saj me kancerin, Çiljeta sëfundmi ka folur edhe për babain e saj, teksa tregon edhe episode kur ai ka qenë i ri.

Në një bisedë me vajzat në verandë, Çili thotë se në rininë e tij, babai ka qenë shumë i pashëm, teksa shton se edhe partneri i saj Alban Hoxha ka një ngjashmëri me të.

Ajo më tej tregon edhe atë se çfarë i thonë pleqtë kur e shohin në rrugë.

Albani i ka sytë si babi im dhe ka një hije si babi im kur ka qenë i ri. Vetëm nga koka jo, se e ka pasur në formë rrumbullake. Ka qenë një nga çunat më të pashëm.Kur më ndalojnë pleqtë në rrugë më pyesin goca e Nantit je apo e Tim Xhilagës je. Goca Nantit u them unë e më thonë që kur kalone babai jot në bulevard me pardesy, tundeshin pllakat e bulevardit”, tha ajo./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *