Cikloni “Idai” ka shkaktuar një tragjedi të frikshme në Afrikën e Jugut. Presidenti i Mozambikut, Filipe Nyusi, tha se mbi 1,000 vetë mund të kenë vdekur ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

 

Sipas të dhënave nga kryqi i kuq, Beira qyteti i katërt më i madh në vend me rreth 500.000 banorë, është shkatërruar 90 %.

 

Cikloni Idai goditi fillimisht Beiran duke u shoqëruar me erëra deri në 177 kilometra në orë e më pas u zhvendos në brendësi të Zimbabvesë dhe Malavit.

 

Situata paraqitet kritike. Në pamjet mbi disa nga zonat më të goditura duken trupat që lundrojnë nëpër lumenj.

 

Ekipet e shpëtimit gjenden në terren dhe ndërhyjnë në kushte shumë të vështira

 

Rrugët kryesore janë bllokuar, ndërtesat janë përmbytur dhe rrënuar. Ndërkohe shërbimet në spitale janë tejet të kufizuara ndërsa po rritet gjithnjë e më shumë nevoja për ushqime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *