Subscribe

Sokol Cikalleshi ka nënshkruar nje kontrate te re dhe ka kaluar te Osmanlispor ne kryeqytetin turk Ankara, ndaj ka munguar ne nisjen e grumbullimit te kombëtares.

 

Media turke i ka bere jehone kalimit te Osmanlispor, per shumen e 2 milionë eurove dhe per nje pagese te paktën 850 mije euro ne vit pa premiot e mundshme. Klubi nga Ankaraja ka reaguar kështu ne raport me rezultatet e dobëta te skuadrës ne tre ndeshjet e para, ku ka marre vetëm nje pike ne ndeshjen e fundit qe u mbyll 2-2 ne transferten kundër Kayserisporit.

 

Cikalleshi pas huazimit te suksesshëm ne fazën e dyte te sezonit qe shkoi te Akhisar Beledie ku shënoi 7 gola u rikthye ne Stamboll te Medipol Bashakshehir, por serish nuk kishte vend per te edhe per shkak te rritjes se konkurrencës ne sulm ku Visces dhe Adebajorit ju shtua italiani Napoloni.

 

Me sa duket kalimi ne kryeqytet është edhe ne terma financiare kontrata me e rëndësishme ne karrierën e futbollistit kavajas qe siguroi ketë kontrate tre vjeçare me vlere totale mbi 2.5 milionë euro.

 

Ndërkohe është mbyllur edhe telenovela Memushaj qe kalon nga Peskara te Benevento per nje total 1 milionë euro, 200 mije kalojnë direkt ndërkohe qe 800 mije do te paguhen vitin e ardhshëm.

 

Futbollisti është shprehur menjëherë pas nënshkrimit per mediat italiane se është i çliruar qe me ne fund u realizua kalimi te skuadra e serisë A. Mediat e kane titulluar kalimin me fraza si Benevento mbërrin eksperti Memushaj. Lojtari është shprehur gjithashtu se e njeh mire trajnerin dhe nuk ka problem me skemat e tij taktike ne mesfushe. Te Peskara sipas tij asgjë nuk kishte funksionuar si duhet dhe per ketë i vinte keq. Nje Memushaj tashme i çliruar edhe nga ana psikologjike i vjen per shtat edhe trajnerit Panuci ne kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *