E premte, 16 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Çifti Clinton dëshmon për Epstein, do t’i përgjigjen pyetjeve të Komitetit Mbikëqyres të Dhomës së Përfaqsuesve

Një çerek shekulli pasi u larguan nga Shtëpia e Bardhë Bill dhe Hillary Clinton  do të dëshmojnë  para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve si pjesë e hetimit për Jeffrey Epstein.

Pas muajsh refuzimi për t’u paraqitur para Komitetit, duke pretenduar se procesi ishte i motivuar politikisht, Clintonët ndryshuan mendje vetëm kur u bë e qartë se ata mund të akuzoheshin për shpërfillje të kongresit.

Reklamë

Dëshmia do të jepet në York, ku jeton çifti. Hillary Clinton do të flasë e para, ndërsa Bill Clinton një ditë më vonë, pra te premten. sipas mediave amerikane, dëshmia e tyre dhe përgjigjet ndaj pyetjeve të ligjvënësve  do të mbahet nëpërmjet lidhjes video.

Takimet do të jenë të mbyllura kështu që nuk është e qartë se sa informacion do të bëhet publik. Sipas analizave të mëparshme, Bill Clinton përdori avionin privat të Epstein disa herë, dhe emri i tij shfaqet në dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

Vazhdo të lexosh

Reklamë