E enjte, 15 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 45-vjeçari (EMRI)

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Shkozë të Tiranës.

Nga burime bëhet me dije se i plagosur ka mbetur një 45-vjeçar, i identifikuar si Dodë Legisi.

Reklamë

Aktualisht i plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se ai ka marrë një plagë në kofshë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, në rrugën “Hulo Hajderi”, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri shtetasin D. L., rreth 45 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Reklamë

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit E. Q., rreth 43 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:00, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin D. L. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna intensive për kapjen e 43-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.