Ditën e djeshme u nda nga jeta një nga këngëtarët amerikanë më të dashur, Chris Cornell. Ekspertët mjekësorë të Detroit kanë zbuluar më në fund shkakun e vdekjes. Chris Cornell është vetëvrarë duke u varur.

 

 

“Ekzaminuesi mjekësor ka përfunduar autopsinë e 52-vjeçarit Chris Cornell, muzikantit të  Soundgarden, i cili vdiq mbrëmë në Detroit”, – thuhet në një deklaratë.

 

 

“Shkak për humbjen e jetës është përcaktuar vetëvarja. Një raport i plotë autopsie ende nuk është përfunduar”.

 

 

Megjithatë, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë, Vicky, nuk besonte se Cornell kishte mendime të tilla aq sa të  vetëvritej. Sipas saj, ai nuk kishte asnjë shenjë depresioni. Burime pranë tyre pohojnë se më herët Vicky kishte kontaktuar një mik të familjes, që e shoqëronte në turne këngëtarin, që ta kontrollonte pasi ajo nuk po arrinte të kontaktonte me të. TMZ raporton se Vicky gjithashtu ka deklaruar se Cornell ishte shumë i përkushtuar ndaj fëmijëve të tij dhe kurrë nuk do bënte vetëvrasje.

 

 

Këngëtari legjendar dhe anëtari i bendit “Soundgarden dhe Audioslave”, Chris Cornell, ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare në Detroit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *