Mesa duket Chris Brown kur vjen puna tek detyrimet për vajzën e tij dhe shpenzimet ekstra që duhen… këngëtari nuk del garant.

Nëna e vajzës së tij, Nia Guzman po kërkon një shumë prej 21.000 dollarë në muaj, që këngëtari të japë për Royalty.

 

 

Por Chris nuk ka ndërmen që ta bëjë këtë gjë duke pretenduar se Guzman ka të ardhurat e veta, mbështetjen ekonomike që ai i jep si edhe mbështetjen që merr nga një martesë e mëparshme.

 

 

Mediat raportojnë se Brown jep një shumë prej 6.000 diollarë në muaj për shkollën private, për shpenzimet mjeksore dhe për dadon e 4-vjeçares. Gjithashtu ai paguan 3.000 dollarë për udhëtimet, argëtimin dhe aktiviteteve jashtëshkollore të Royalty.

 

 

Në dokumentet e paraqitura nga Broën në gjykatë, thotë se “dhënia një 4-vjeçareje gjithçka që ajo kërkon mund të jetë e dëmshme dhe nuk është në interesin e saj më të mirë.

 

 

Ai është i gatshëm të japë 9.813 dollarë në muaj dhe jo 21,000 dollarë sa po kërkon nëna e vajzës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *