Java e 24 e Premier League u mbyll me suksesin e Chelsea ndaj Kristal Palase. Blutë e Londrës fituan në transfertë me rezultatin 3 me 1, një fitore që në fakt ishte shumë më e vështirë sesa tregon rezultati, pasi ajo u arrit vetëm në shtesë.

Pavarësisht se mbajtën topin me një diferencë të frikshme me kundërshtarin 79 me 21 %, miqtë u gjenden në disavantazh në minutën e 30 për shkak të një goli të bukur të shënuar nga mesfushori kolumbian Xheferson Lerma. Chelsea reagoi vetëm në nisje të pjesës së dytë, duke ekuilibruar shifrat me anë të  ish-sulmuesit të Kristal Palas Conor Galager.

Skuadra e Pocetinos humbi mundësi të mira me Palmer dhe Ciluell, por për të përmbysur shifrat mendoi sërish Galager në minutën e 91. Dy minuta më vonë, po në shtesë ishte argjentinas Enzo Fernabndez që mbylli gjithçka, duke shënuar edhe golin e trete për blutë e Londrës. Tanimë Chelsea është dy pikë larg zonës së kupave të Europës, edhe pse duhet të kënaqet me kupat e vogla të kontinentit dhe jo champions, që është Mision I pamundur. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *