Milanit i duhej një mbrëmje e madhe për të rifituar entuazizëm e besim, elemente të sfumuar ndjeshëm në ndeshjet e fundut mes europës dhe kampionatit që e kishin futur në krize skuadrën kuqezi.

 

E në fakt kështu ndodhi. Skuadra e Piolit bëri një ndeshje te shkelqyer në “San Siro” kundër PSG duke fituar 2 me 1 e duke u rikthyer plotësisht në loje për kualifikimin në fazën tjetër.

 

Dy më së shumti elementet që u shpërfaqen në kete ndeshje. Leao, i cili përvec golit të bukur ishte gjithë kohën I rrezikshëm dhe sakrifikoi për skuadrën,si dhe Loftus Cik, dominues I mesfushes.

 

Natë për tu harruar për Mbappe i mbuluar fort nga italianet, ndërsa Donnaruma I kontestuar fuqishëm me kartëmonedha fallco me fytyren e tij të hedhura nga tifozeria kuqezi, u përgjigj me disa pritje te shkelqyera.

 

Ndeshje e bukur ajo e transmetuar në tring, me francezet që kaluan shopejt ne avantazh në minutëne 9 me Milan Skriniar pas një goditje nga këndi.

 

Mirëpo Milani nuk tronditet nga ky disavantazh, përkundrazi në të 12 barazon shifrat.

 

Aksion fenomenal i Leaos që I dha mundësi Zhirus të shenonte, Donaruma devijoi topin, por portugezi me roveshate coi peshë “San Siro-n”. Pas mesit të pjesës së parë ishte PSG që iu afrua dy herë golit me Mbappe dhe Dembele, por Menjon dhe shtylla i thanë jo.

 

Nisja e pjesës së dytë ishte e bukur për Milanin që pas një pasimi të Teo Hernandez nga e majta kaloi ne avantazh falë një gjuatje me koke të Zhiru.

 

Në vijim tentativat e Milanit me Teo Hernandez, Okafor dhe Leao u ndalën nga Donnaruma ndërsa PSG rastin më të mirë e pati me Li Kang në fund.

 

Në ndeshjen tjetër Dortmund mundi Njukasellin 2 me 0 falë golave të Fylgruk dhe Brand duke e bërë edhe më interesant grupin.

 

Gjermanet janë të parët me 7 pikë, PSG 6, Milan 5 dhe Njukasell 4.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *