PSG-në po e ndjek viti pas viti makthi i dështimit në Champions League.

Ndonëse ka harxhuar qindra milionë euro për të pasur një ekip pretendent në Europë, Presidenti Al Khelaifi nuk i ka vjelur frytet.

Mediat e mëdha sportive ne Francë bëjnë të ditur se, dështimi edhe në sezonin aktual mund të ketë pasoja edhe më të rënda.

Ylli i ekipit Neymar, duket se ka pak gjasa të qëndrojë në rast se ekipi nuk arrin suksesin madhor të Champions.

Ndonëse brazilianit i përfundon kontrata në vitin 2022, ai mund të vendose të prishje marrëdheniet me kampionet e Francës.

Muajt e fundit është përfolur shumë rikthimi i tij i mundshëm në Barcelonë.

Në të kundërt, në rast se PSG triumfon në Champions, Neymar pritet të përfitojë rritje rrogë e bashkë me të zgjatje të kontratës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *