Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez janë fotografuar nga paparacët në ishullin Ibiza, ku kanë shijuar një ditë pushimi para ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, kundër Atletico Madrid.

 

 

Kampioni i trefishtë i Evropës dhe e dashura e tij u kapën në një hotel luksoz, ku po shijonin rrezet e diellit, por edhe freskinë e ujit të detit. Sulmuesi portugez ka qenë me lejen e klubit. Ai ka udhëtuar në mënyrë private, i shoqëruar nga miqtë e tij.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *