Himara është një ndër destinacionet më të pëlqyera dhe me plazhin më të vlerësuar në Shqipëri. Por turizmi i kësaj zone shkon përtej bregdetit dhe shtrihet në historinë që ai mbart. Të tilla detaje mësohen në emisionin e radhës të Quo Vadis dhe guidës që shoqëron moderator, Pranvera Borakaj në këtë udhëtim.

 

“Të huajt çfardo që t’iu thuash iu duket interesante dhe sidomos kur është histori e vjetër, por janë më shumë tek pjesa e natyrës. Mos të them se ato e kanë studiuar historinë e Shqipërisë, e dinë më mirë se vetë vendalinjtë”, thekson ai.

 

Guida vijon më tej me përshkrimin e zonës, ku dukshëm ndërthurret bukuria natyrore me shenjën e lënë pas nga njeriu dekadë pas dekade.

 

“Prozhektori i Himarës, si fener kontrollonte gjithë bregun e Himarës, arsyeja se në kohën e partisë arratisja nuk lejohej. Monitoronin, shikonin gjithë bregdetin si nga pjesa e Himarës dhe nga livadhi. Pas diktaturës është një godinë me tulla që shembet përditë. Plazhi i Livadhit është 1.1km, bukuria që ka është se në majë të malit keni mundësinë që të shikoni Kështjellën e Himarës, atë origjinalen sepse shumica dinë qendra si Himarë, por Himara është ajo kështjella atje lart”, thotë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *