Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij kanadez, François-Philippe Champagne.
Në një reagim në “Facebook”, Cakaj sqaroi se me Champagne ndanë mendim se roli i OSBE-së është i pazëvendësueshëm në zgjidhjen e situatës së tanishme në Bjellorusi.
Cakaj theksoi se Kanadaja mbështet plotësisht ofertën e Shqipërisë dhe vlerëson angazhimet e Kryesisë së radhës së OSBE-së.
“Shqipëria si Kryesi e radhës së OSBE-së është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e saj për të gjetur një rrugëzgjidhje paqësore e demokratike në Bjellorusi.”- theksoi Cakaj në postim





