Caitlyn Jenner ka folur në detaje, në një intervistë për Lorraine, mbi marrëdhënien e saj me ish-bashkëshorten Kris Jenner. Ajo ka treguar se ia kishte rrëfyer dëshirën e saj për t’u bërë grua që në fillim të martesës partneres së saj.

Gjatë gjithë rrëfimit të saj, Caitlyn nuk ngurroi që ta tregonte hapur se e ka dashur Kris-in dhe se bashkë kanë rënë dakord t’i përballonin dëshirat e saj dhe prirjen  seksuale.

 

 

“Ajo e dinte se unë isha transgjinore. Kam qenë e hapur me të, e doja dhe me gjithë forcën time dhe jam përpjekur që të bëja gjënë e duhur me jetën time. Ajo kishte fëmijë, unë po ashtu dhe ne mund t’i përzienim këto familje. Gjatë viteve ’80 unë luftova me veten për gjashtë vite sa mund t’i quaj më të tmerrshmit. Ndjeva thjesht sikur nuk përkisja askund. Bëra terapi për hormone, bëra elektrolizë, e kisha vendosur se do të transformohesha brenda moshës 40 vjeç, sepse nuk doja të isha një grua shumë e vjetër”,- është shprehur Caitlyn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *