Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi reagoi pas dorëheqjes së kryebashkiakut të komanduar të Durrësit, Zhuljen Varfaj.

Ai tha në “Facebook” se tani Durrësi nuk ka më as bashki dhe as kryebashkiak. Sipas demokratit, kryeministri Edi Rama ka bërë një çorbë në Durrës me emrat e zgjedhur në krye të bashkisë.

“Durrësi nuk ka më bashki dhe kryetar bashkie të zgjedhur. Nënkryetari që e zëvendësoi u dorëhoq pas pak kohësh sepse ishte i sëmurë dhe në vend të saj u caktua nga Këshilli Bashkiak socialist, një drejtoreshë që ishte emëruar me shpejtësi nënkryetare. Por nënkryetari i dorëhequr u rikthye dhe rimori detyrën e nënkryetarit kryetar. Mos u çuditni fare. Sot ai dha dorëheqjen e parevokueshme. Në letrën e tij thoshte që dorëhiqej nga posti i nënkryetarit të emëruar kryetar. A do rikthehet drejtoresha nënkryetare e caktuar kryetare e përkohshme? Apo do të vendoset ndonjë nga nënkryetarët që askush nuk di ç’punë bëjnë?  Nuk është lojë fjalësh. Kjo është çorba që Edi Rama gatuan në atë tenxheren e nxirosur që quhet Bashkia Durrës, çorbë të cilën e përzien Dako me lugë druri nga pas perdes.”

Zhuljen Varfaj njoftoi dorëheqjen me anë të një letre, ku bëri me dije se ky vendim vjen pas problem shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *