Subscribe

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati shprehet se Ballkani Perëndimor nuk është prioritet i Bashkimit Evropian, ndërsa shton që kjo është arsyeja pse rajoni shihet si një “barrë për vendet e BE”.

 

Sa i përket metodologjisë së re, Bushati theksoi se është një përpjekje për të zbutur disi qëndrimet e vendeve qe kanë kërkuar reformimin e këtij procesi.

 

“Duket që Ballkani Perëndimor nuk është një çështje shumë prioritare për vendet e BE-së dhe kjo është edhe arsyeja që për fat te keq BP shpesh shihet si një barrë për vendet e BE-së sesa si një përgjegjësi historike që i ka fillesat e saj me rënien e murit të Berlinit. Natyrisht, procesi do të bëhet më kërkues, më politik dhe me mundësi më të mëdha për vendet anëtare për ta pezulluar në momentin që këto vende besojnë që vendi qe dëshiron të bëhet anëtar nuk po ecën siç duhet me reformat.”

 

Ndër të tjera, Ditmir Bushati nënvizi se metodologjia nuk ia lehtëson punën Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por do të jetë edhe më kërkues. Sipas tij, pas largimit të Britanisë së Madhe, krerët kërkojnë të krijojnë aleanca të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *