Deputeti i PS, Ervin Bushati sulmoi Lulzim Bashën, I cili sipas tij nga njëra anë sulmon sipermarrjen e lirë dhe biznesin por nga ana tjeter vetë është I gjithi në shërbim të kunatit.

 

Bushati thotë se kunati I kreut të PD ka marrë 11 milion euro deri më tani nga ata që vetë Basha I quan oligarke të lidhur me mazhorancën.

 

Prej kohësh brenda Partisë Demokratike thuhet haptas se: e gjithë opozita është vendosur në shërbim të familjes së Lulzim Bashës – konkretisht në shërbim të kunatit, Erjon Isufi. Strategjia që Lulzim Basha përdor është e qartë: “sulmo sipërmarrësit, për të derdhur pastaj para në arkën e kompanisë së kunatit”. Kur i nevojiten më shumë lekë, Luli i sulmon me emër, nga foltorja e PD-së në media.

Sot po ju sjellim një rast konkret.

Kompania “Gener 2”, në pronësi të zotit Bashkim Ulaj, u akuzua disa ditë më parë nga Lulzim Basha si e inkriminuar, pasi pritet të ndërtojë rrugën e re “Tiranë-Thumanë- Vorë”.

Por e njëjta kompani, në pronësi të të njëjtit individ, vetëm brenda një viti ka paguar plot 220 milionë lekë tek kompania e kunatit të Lulzim Bashës.

Ndoshta për kunatin edhe për Lulin, të cilët deri tani kanë arkëtuar plot 11 milionë euro nga “oligarkët”,  220 milionë lekët e “Gener 2” nuk mjaftojnë, e prandaj hedhin baltë mbi sipërmarrësit për të vendosur gjoba të reja?!

Por pyetja për të cilën duhet të përgjigjet sot Lulzim Basha është:

Përse kur zoti Bashkim Ulaj paguan 220 milionë lekë për kunatin e Lulit ai është sipërmarrës i ndershëm; kurse kur kontraktohet nga shteti për të ndërtuar rrugë, duke hapur edhe vende pune, qenkërka i inkriminuar?

Rasti i sotëm është vetëm një.  Ditë pas dite do t’ju sjellim raste të tjera që vërtetojnë atë që në Partinë Demokratike thuhet hapur, që nga dita që Lulzim Basha na u bë Kryetar!

Luli nuk e ka hallin as tek njerëzit, as te opozita, por te xhepi i tij dhe i kunatit të tij. Prandaj edhe kjo fushatë e fundit e Lulit nuk është asgjë më shumë, se sa gjobëvënia e rradhës ndaj biznesit shqiptar: Për të paguar më shumë para të kompania e kunatit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *