Kuvendi ka miratuar këtë të hënë mes debatesh buxhetin e vitit 2019. Miratimi i këtij buxheti është bërë në mungesë të opozitës dhe vetëm me votat e mazhorancës.

 

Në një panel të ftuarish në Real Story është diskutuar në lidhje me miratimin e këtij buxheti në mungesë të opozitës dhe çfarë ofron ky buxhet për ekonominë e vendit.

 

Në fjalën e tij deputeti i Partisë Demokratike Florion Mima është shprehur se mungesa e opozitës në parlamnet është mënyra më e mirë për ti popullit sesa duke u bërë pjesë e kësaj farse politike.

 

Nga ana tjetër deputeti  i PS dhe ekspert në fushën ekonomike, Ervin Bushati ka theksuar se buxheti i 2019-ës është buxhet me lajme të mira.

 

“Buxheti është i balancuar aq sa nuk përbën lajm. Ky është një buxhet që nuk ka lajme të këqija. Ka lajme të mira padiskutim. Financat publike të Shqipërisë janë të shëndetshme. Nuk jemi Zvicra, por jemi ne rrugë shume here me të mire se sa ajo qe ishim perpara disa vitesh. Financat publike nuk jane me ne rrezik. Gjithashtu ne takimet qe kemi patur nje jave me pare ne Bundestag, shume deputet te djathte shprehen skepticizem per qendrimin e opozites mbi debatin per buxhetin.”

 

Sipas tij ky është një buxheti i miratuar mbi një konstruktiv dhe teknik edhe pse opozita nuk ka qene prezente.

 

Ndërkohë eksperti i ekonomisë, Ardian Civici, në fjalën e tij në Real Story ka theksuar faktin se në kushtet në të cilat ndodhet vendi ynë ka një tendence rritje ekonomike.

 

“Aktualisht vendi yne eshte ne nje tendece pozitive te rritjes ekonomike. Nuk jemi ne nje faze emergjente nga pikepamja makro-ekonomike.  Ardian Civici: Politika me PPP a do ta rendoje, dizekuilibroje situaten ekonomike ne te ardhmen? Kjo eshte nje pike ku mund te diskutohet ne lidhje me kete buxhet.”

Gjithashtu pjesë e debatit në Real Story është  edhe kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka, i cili deklaroi se aktualisht nuk ka asnjë sektor të ekonomisë që të funksionoje plotësisht.  Sipas tij akoma nuk dihen prioritetet fikse të kësaj qeverie, kjo sjell dhe mungesën e besimit nga investitorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *