Subscribe

Teodor Lera 57-vjeç nga Vlora nuk mori parasysh asgjë: as vitet e gjata të martesës me gruan e tij dhe as tre fëmijët. Sot ai e mbyti bashkëshorten, Evën 45 vjece, pas një konflikti në shtëpi.

 

E vetëm pak minuta pas krimit, 57 preu edhe damarët duke tentuar vetëvrasjen. Një nga të afërmit që zbuloi I pari ngjarjen ;lajmëroi policinë. Autori I krimit u dërgua me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.

 

Fqinjët e ciftit lera tregojnë se Eva dhunohej nga bashkëshorti, por nuk tregonte se i vinte turp.

 

Të tjerë banorët shprehen e njihnin Teodorin si njeri të qetë.

 

Çifti Lera jetonte në katin e parë të këtij pallati në lagjen “Kushtrimi pranë komisariatit të policisë . ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që solli krimin e radhës në familje.

 

Teodor dhe Eva Lera janë prindër të tre fëmijëve dhe në momentin kur ndodhi krimi ndodheshin vetëm në shtëpi. Dy nga fëmijët janë emigrantë në Angli dhe Amerikë, ndërsa vajza e vogël e familjes është studente në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *