Subscribe

Gjykata e krimeve te renda ka lënë në burg kreun e bandës së gjobëvënësve Muhamet Lici dhe, 6 anëtarë  e tjerët, ndërsa ka vendosur arrest shtëpie për 2 të miturit.

 

Përgjimet 6 mujore te prokurorisë munden te zbardhnin skemën se si funksiononte grupi. Hetimi vërtetoi se Lici mblidhte paratë e tregtarëve dhe ishte ai që vendoste se sa duhet te paguante se cili prej tyre.

 

Muhamet lici sipas akuzës ishte kthyer në makthin e tregtarëve të Zdrales në Shkodër. Vizon Plus ka siguruar një pjesë të përgjimeve ku anëtarët e bandës flisnin me tregtarët.

 

Në një telefonatë tjetër të përgjuar zbardhet një bisedë mes dy gjobëvënësve Muhamet Lici e Abedin Bajraktari të cilët shqetësohen se nuk po mbledhin para aq sa kishin planifikuar.

 

Biseda e përgjuar është zhvilluar në muajin nëntor të vitit 2016.

 

Por babai i dy vëllezërve të arrestuarve mohon qe djemtë e tij te kene lidhje me ngjarjen.

 

Policia e shtetit dhe forcat RENEA mundën të prangosnin 9 anëtaret e grupit te strukturuar kriminal ne Shkodër te cilit u kishin marre paratë afro 350 bizneseve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *