Delegacioni i Bundestagut Gjerman me krye deputetin Josip Juratovic ne një dalje përpara mediave, pas përfundimit te takimeve ne Shqipëri u ndalen tek situata e krijuar ne vend pas dekretit te Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve te 30 Qershorit

 

Josip Juratoviç: Nuk e konsideroj përgjegjësi timen qe ti jap përgjigje pyetjeve qe kane te bëjnë me zhvillimet e politikes te brendshme këtu ne Shqipëri, megjithe atë nga bisedat qe kam mundur te zhvilloj dje dhe sot kam kuptuar qe ky vend ka një kushtetute dhe kushtetuta është baza e një shteti. Te paktën, tek ne në Gjermani është kështu: ku kushtetuta është baza e te gjitha institucioneve shtetërore dhe për këtë arsye te gjithë kane besim ne atë qe përcakton kushtetuta. Nëse kushtetuta parasheh qe zgjedhjet do duhet te zhvillohen ne një moment te caktuar kohore duhet te zhvillohen ne këtë moment kohor.

 

Juratovic edhe njëherë ripërserit se i takon shqiptareve te gjejnë zgjidhje.

 

Josip Juratoviç: Unë personalisht nuk jam askush qe te jap receta apo rekomandime, te lavdëroj apo kritikoj dike, është vendi juaj dhe nëse ne 30 qershor do te ketë zgjedhje e kjo korrespondon me përcaktimet kushtetuese, atehere është ne dorën e qytetareve shqiptare qe te vendosin se çfarë duan për te ardhme ne tyre

 

Juratoviç ishte shume i ashpër me djegien e mandateve te opozitës, duke e konsideruar Parlamentin si një vend te shenjte. E duke e lidhur situate ne vend me vendimin e Këshillit për hapjen e negociatave për Shqipërinë, deputetit gjerman ishte i qarte

 

Josip Juratoviç: Nëse kjo është një krize politike apo jo do ta tregoje e ardhmja por situate aktuale do te luaj një rol ne vendimin e Këshillit.

 

Gjate qëndrimit ne Tirane, delegacioni i Bundestagut zhvilloi disa takime, përfshirë dhe me opozitën parlamentare, por jo me Partine Demokratike dhe LSI.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *