Brazili po përjeton ditë të vështira për shkak të koronavirusit. Pasi bëri “kërdinë” në pjesën tjetër të botës, duket se tani COVID-19 është “ngulur” në Brazil.

Vetëm këtë të shtunë janë shtuar edhe 26.928 raste të reja, duke e çuar totalin në 465.166.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 1.124 pacientë të tjerë, çka do të thotë se gjithsej janë regjistruar 27.878 viktima. Ky është një numër më i lartë sesa viktimat e Spanjës.

Ekspertët paralajmërojnë se numri i të prekurve në të vërtetë mund të jetë 15 herë më i lartë se shifra e konfirmuar, sepse nuk janë kryer testime masivisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *