E shtunë, 24 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 7 minuta më parë
Showbiz

Bujar Qamili bën “për ujë të ftohtë” këngëtaret e rinj: Po rriteni si domatet me hormone

Bujar Qamili, zëri unik I këngës shkodrane tregohet I kujdesshëm kur vjen puna te bashkëpunimet muzikore. Nga studio e Vizionit të pasdites në Vizion Plus, ai ka folur hapur për këngëtarët me të cilët nuk do të guxonte të bashkëpunonte kurrë. Qamili shkoi edhe më tej duke thënë se këngëtar nuk bëhesh për një muaj dhe se këngëtarët e rinj “rriten me injeksione” si perimet.

 

Reklamë

“E para duhet te jete mire vokalisht, te kete nje autoritet dhe personalitet si kengetar. Mund te vijne edhe kengetar nga rruga qe mund te vije edhe me thojne do te jap kaq para per te realizuar nje kenge me ty. Une kam 42 vite ne skene dhe te tjeret duan te behen me nje muaj.  Keta te rinjte e sotem i ngaterojne gjerat sepse shikojne qe rriten domatet, kastravecat , rriten specat me injeksone dhe mendojne qe behemi kengetar per nje muaj”, deklaroi Bujar Qamili.

 

Bujar Qamili është ndalur gjatë në një rrëfim për veten dhe 42 vitet e tij në skenë, ku hodhi poshtë zërat për një recital së shpejti të tijin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë