Subscribe

Banka e Shqipërisë ka ulur normën e interesit te lekut me 0.5%, niveli më i ulët historik i këtyre 30 viteve te fundit. Veprimi, i cili vjen edhe ne mbeshtetje te paketes ekonomike te prezantuar nga qeveria synon të lehtësojë kostot e kreditimit duke nxitur biznesin të marr hua më të lirë.

 

 

GENT SEJKO – GURVENATOR I BANKES SE SHQIPERISE

“Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të lehtësojë më tej qëndrimin e politikës monetare dhe kushtet monetare e financiare në vend. Më konkretisht, Këshilli Mbikëqyrës vendosi:Të ulë normën bazë të interesit, nga 1.0% në 0.5%; Të ulë normën e interesit të kredisë njëditore, nga 1.9% në 0.9%; Të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 0.1%.”

 

Guvernatori ka bërë edhe një panoramë të situatës aktuale ekonomike, sipas te cilit, papunësia që po gjenerohet nga pandemia do të sjellë rënie të prodhimit e për rrjedhojë tkurrje të shitjeve në treg. Sejko garantoi se Banka e Shqiperise do te ofroje likuiditet të nevojshem per ecurine e metejshme ekonomike.

 

“Banka e Shqipërisë ka adoptuar strategjinë operacionale të injektimit të pakufizuar të likuiditetit në sektorin bankar. Ky sektor dhe nëpërmjet tij bizneset, familjet dhe sektori publik, do të kenë mundësi të tërheqin pranë Bankës së Shqipërisë të gjithë likuiditetin e nevojshëm dhe të kërkuar prej tyre.”

 

Në kuadër të masave për reduktimin e efekteve negative ne ekonomi Banka e Shqiperise ndermori pak dite me pare vendimin per te lehtesuar pagesat tremujore te kredise per huamarresit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *