Subscribe

Besimi që kanë bizneset dhe konsumatorët për ecurinë ekonomike ra ndjeshëm në tremujorin e dytë të këtij viti.

 

Banka e Shqipërisë në vrojtimin që ka kryer ka konstatuar se besimi u ul me 9.9 pikë. Te gjithë sektorët e ekonomisë kanë shënuar rënie.

 

Ndërtimi vijon të jetë sektori me treguesit më të fortë negativ, duke arritur në 8.4%, nën mesataren historike të tij. Sipas analizës, problemet në këtë sektor kanë ardhur nga mungesa e kontratave porositëse, ndërkohë që edhe gjendja financiare e kompanive si dhe punësimi në këtë degë nuk ka qenë pozitiv. Nga ana tjetër rezulton se kompanitë nuk janë duke shfrytëzuar plotësisht kapacitetet e tyre.

 

E njëjta situatë sipas Bankës Qendrore, është edhe në sektorin e industrisë. Kjo degë e ekonomisë u prek nga mungesa e kontratave të reja, si dhe nga niveli i ulët i prodhimit.

 

Trendi vijon më tej me shërbimet, ku vërehet një rënie e kërkesës nga ana e bizneseve.

 

Sektori tjetër ai i tregtisë ra me 3.3 %. Pritshëmritë në ecurinë e punësimit kanë ndikuar në këtë situatë pesimiste.

 

Edhe qytetarët nuk kanë qenë optimist sa i përket të ardhurve të tyre financiare. Besimi për buxhetet te tyre për të dytin tremujor ra me 1.8 %. Në këtë tregues ndikim jep pritshmëria që ata kanë në nivel të përgjithshëm të ekonomisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *