Përmiresimi i cilësisë së ajrit është një ndër sfidat më të vështira që Shqipëria duhet të përmbushë në negociatat me Bashkimin Europian. Te dhënat tregojnë se në 2025 niveli mesatar i grimcave të dëmshme në vendin tonë është 12.6 mikrogram/m3, duke tejkaluar standardin e vendosur nga BE, prej 10 mikrogramësh/m3 apo edhe OBSH, prej 5 mikrogramësh/më3.
“Është një nënkapitull ku janë kërkuar periudha tranzitore. Dy qytete kryesore më problematikat, Tirana për shkak të transportit, ndërtimi dhe rritja urbane e qytetit dhe qytetin e Korçës, që përgjatë muajve të dimrit për shkak të histirukut të ngrohjes me dru zjarri, ka problematikë të shtuar për cilësinë e ajrit. Kemi edhe akteghorinë që janë qytetet industriale, Elbasani, Durrësi, Kruja, ku janë të vendosura industritë e rënda. Diskutimi bëhet nëse do të mbyllen këto industri? Unë mendoj që nuk do të ndodhë sepse sektori privat është i përfshirë në negoxuiatat me BE dghe e di që nëse nuk plotëson standardet, nuk do të jetë konkurrent, ka filluar të investojë në transformimin e teknologjive”, tha Sofjan Jaupaj, ministër i Mjedisit.
Herë pas here, banorët në qytete të ndryshme të Shqipërisë përballen me një ndotje masive të ajrit edhe për shkak të zjarreve që djegin landfillet, si në rastin e Bushatit, Elbasanit dhe Vlorës.
“Zjarret në landfille janë fenomene që ndodhin për shkak të gazit metan që del për shkak të dekompozimit të mbetjeve në këto landfille. Duhet që investimet në landfille të jenë t tilla që të kenë të inkorporuara edhe tubat e ajrimit apo të nxjerrjes së gazit metan, por herë pas here për shkak të degradimit, krijohen këto gaze. Për landifllin e Bushatit është fakti që nuk është zbatuar faza e tretë të investimit do angazhohemi që të investojmë edhe fazën e tretë të landifuillit, që të kemi edhe teknologjinë e nxjerrjes në atmiosferë të gazit metan. Gjatë sezonit të verës po marrim masa që të kemi një reagim të shypejtë, siç ndodhi në Elbasan, që në fakt ndodhi edhe për shkak të mbingopjes”, shtoi Jaupaj.
Ministri i Mjedisit, gjatë konferencës me gazetarët, u ndal edhe te pastrimi i vijës bregdetare, duke deklaruar se gjatë sezonit veror, frekuenca e pastrimit të plazheve do të jetë e dyfishuar. Por ai kërkoi edhe ndërgjegjësimin e pushuesve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos lënë të ndotur ambientin.





