Votuesit britanikë zgjedhin këtë të enjten qeverinë e re, qeveria e dytë e zgjedhur që pas vendimit të  Mbretërisë së Bashkuar për daljen ose jo nga  Bashkimi Evropian.

 

Brexit-i ka qenë i pashmangshëm edhe gjatë fushatës së kryeministri aktual, Boris Johnson, është zotuar se do ta përfundojë.

 

Procesi i Brexit është zvarritur me vite me radhë për shkak se klasa politike në Britani nuk ka rënë dakord për kushtet e ndarjes nga BE. Ende nuk dihet saktë se kur do të ndodhë, edhe pse 31 janari është caktuar si datë e mundshme.

 

Udhëheqësi i Partisë opozitare Laburiste, Jeremy Corbyn, nuk pajtohet me qëndrimin e Johnsonit se Brexit-i duhet të kryhet me ose pa marrëveshje. Corbyn e ka portretizuar veten si mbrojtës të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit dhe është zotuar se do të rrisë shpenzimet për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *